”LUTEM QË ENGJËJT TË JAPIN ATË QË NË TOKË NUK E PATE DOT”/ Ardit Gjebrea kujton aktoren e ”Pinokut” – AlpeGossip
”LUTEM QË ENGJËJT TË JAPIN ATË QË NË TOKË NUK E PATE DOT”/ Ardit Gjebrea kujton aktoren e ”Pinokut”

”LUTEM QË ENGJËJT TË JAPIN ATË QË NË TOKË NUK E PATE DOT”/ Ardit Gjebrea kujton aktoren e ”Pinokut”

Përmes një pjate me fruta dhe ëmbëlsira, Ardit Gjebrea përkujtoi sot aktoren e ndjerë Eva Pëllumbi. “Kjo ishte pjata e fundit që ndamë bashkë dhe që ti u lumturove aq shumë nga dashuria që more, por që më shumë na e dhe, siç ke bërë gjithë jetën. Nuk mund ta besoj që sot nuk je më dhe lutem që engjëjt të të japin atë që në Tokë nuk e pate dot,” shkruan Gjebrea për aktoren ikonë të filmave vizatimorë.

Përpos pjesëmarrjes në filma si “Kapedani” apo “Vajzat me kordele të kuqe”, Eva Pëllumbi u angazhua në Teatrin e Kukullave dhe rolet e saj në “Pinoku”, “Ndodhitë e Çufos” apo “Ku festohej një ditëlindje” shënjuan fëmijërinë e vogëlushëve të viteve ’80. Nëse në ditët e sotme personazhi i preferuar është Elsa e “Frozen”, dikur ishte aktorja që mbante mbërthyer fëmijët me rolet e saj.

Eva Pëllumbi u nda nga jeta katër ditë më parë, në Gjermani, ku jetonte që pas viteve 1990. Për ironi të fatit, ndonëse rolet e saj kujtohen ende me nostalgji nga gjithë brezi i katër dekadave më parë, ajo nuk mori vlerësimin që meritonte në kohën kur ishte aktive në kinematografi.