NUK KALOI NË FINALE/ Kastro Zizo: Juria në Festivalin e Këngës nuk kishte potencialin e duhur për të gjykuar – AlpeGossip
NUK KALOI NË FINALE/ Kastro Zizo: Juria në Festivalin e Këngës nuk kishte potencialin e duhur për të gjykuar

NUK KALOI NË FINALE/ Kastro Zizo: Juria në Festivalin e Këngës nuk kishte potencialin e duhur për të gjykuar

Kastro Zizo ishte i ftuar në “Pop Culture”, ku foli për herë të parë për pakënaqësitë në “Festivalin e Këngës” dhe faktin që nuk kaloi në finale.

“Të tregohem i sinqertë Kilda, përveç problemeve teknike që realisht kishte dhe asnjë nuk flet. Në kufje nuk dëgjoja asgjë, më erdhi çudi se në prova ishte mirë, ndërsa atë natë asgjë. Më erdhi inat që nuk u futa në finale më tepër për respektin e saj, jo pse u fut ky apo ai”.

“Mendoj se është e padrejtë që pjesëmarrësi për Eurovizion të zgjidhet nga festivali Rtsh-se. Përfaqsimi shqiptar në juri mendoj se nuk ishin emra me potencialin e duhur që të vlerësonin artistët. Me gjithë respektin që kam për dy zonjat, mendoj se gjithë Shqipëria ka njerëz shumë herë më të përgatitur, siç kam edhe rezervat e mia për këta personat e huaj. Morën një kompozitor që nuk dihet sa kohë ka që ka bërë kompozimin e fundit. Mendoj se herë tjetër nëse do të mbahet kjo politikë e të huajve mendoj se dhe Europa ka njerëz më të përgatitur për të gjykuar, aq më tepër për këngëtarë lokal siç jemi ne”, u shpreh Kastro.