DARKA E FUNDIT PËR “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana: Të ftuar kam kunatin tim dhe… – AlpeGossip
DARKA E FUNDIT PËR “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana: Të ftuar kam kunatin tim dhe…

DARKA E FUNDIT PËR “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana: Të ftuar kam kunatin tim dhe…

“Shiko Kush LUAN” mbërrin mbrëmjen e sotme në puntatën e fundit të sezonit të tretë dhe Luana Vjollca e mbajti fjalën: Sot në mbrëmje na presin surpriza shumë të këndshme!

Ashtu siç u zbulua në promon e mëparshme të bërë publike nga Luana Vjollca në Instagram, të ftuarit e parë do jenë kasti i filmit “I Love Tropoja”.

Ndërkohë që të ftuarit e pjesës së fundit janë tejet specialë. “Të ftuar kam kunatin tim” shprehet Luana teksa prezanton Getoar Selimin si një nga të ftuarit e ”darkës së fundit” në “Shiko kush luan”. Së bashku me Getin, pjesë e puntatës do jetë edhe reperi Majk. Dy reperët e grupit “Babastars” do zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre profesionale e private si edhe do performojnë për herë të parë në studion e “Shiko kush Luan”.

Luana Vjollca ka vendosur kështu ta mbyllë siç duhet një tjetër sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan” me humorin që do të sjellin kasti i aktorëve të “I love Tropoja”, muzika e përgjigjet interesante të Majk dhe sigurisht personazhi të cilin po presim me padurim të shohim të intervistohet nga Luana Vjollca, Getoarin. E sigurtë që përgjigjet për Marinën, marrëdhënien e tyre dhe planet e të ardhmes Geti i ka lënë t’i rrëfejë në shtëpinë e dytë të kunatës së tij, Luanës, në “Shiko kush Luan”.

Mbetet vetëm të presim edhe disa orë, për mbrëmjen e veçantë e plot humor që na rezervohet në Top Channel. Do të na marrë malli për “Shiko kush Luan” ndaj sot të gjithë sytë tek episodi final… /News31.al