LARGOHET NGA SHQIPËRIA/ Trejsi Sejdini: Më në fund do shpëtoj nga ju – AlpeGossip
LARGOHET NGA SHQIPËRIA/ Trejsi Sejdini: Më në fund do shpëtoj nga ju

LARGOHET NGA SHQIPËRIA/ Trejsi Sejdini: Më në fund do shpëtoj nga ju

Ish-Miss Shqiopëria, Trejsi Sejdini, një nga modelet më seksi në Shqipëri, ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt Nju Jorkut.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora, ajo u shpreh e lumtur që më në fund do shpëtojë nga paparacët.

“Së shpejti unë do i bashkohem më asgjensine e cila ndodhet në Nju Jork. Është surprizë akoma.

Së shpejti do e shpërndaj dhe në “Instagram” kontratën e firmosur. Tani në javën e parë të janarit, kam biletën për Nju Jork.

Ju uroj sa më shumë fat gazetarëve, të më rrini si paparaca para shtëpisë sime, të prisni momentin që Trejsi të bëjë një skandal.

Por jo dhe shumë gjatë, sepse për një javë më në fund do shpëtoj nga ju dhe nuk do keni me kë të merreni më pastaj”, ka thënë ajo.

Trejsi Sejdini është bërë e famshme për sherret në rrugë dhe për lidhjet me personazhe të botës së krimit dhe drogës.