FESTIVALI SANREMO/ Lista e gjithë shqiptarëve që kanë marrë pjesë – AlpeGossip
FESTIVALI SANREMO/ Lista e gjithë shqiptarëve që kanë marrë pjesë

FESTIVALI SANREMO/ Lista e gjithë shqiptarëve që kanë marrë pjesë

Në Sanremo, festivalin më të rëndësishëm italian që njëherazi përcakton përfaqësuesin në Eurovision, ka pasur mjaftueshëm shqiptarë sa për të përpiluar një listë; kanë marrë pjesë si këngëtarë, si anëtarë të orkestrës a të ftuar posaçërisht për një performancë.

Në edicionin e këtij viti, Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e Sanremos si asnjë nga rolet e lartpërmendura. Ajo do të jetë një nga moderatoret e përzgjedhura.

Lista është e renditur nga pjesëmarrja më e vjetër te më e reja.

Anna Oxa

Anna Oxa, këngëtarja dhe moderatorja me baba shqiptar dhe nënë italiane, ka marrë pjesë plot 14 herë në Sanremo; Për herë të parë në vitin 1978 dhe për herë të fundit në vitin 2011. Ajo ka fituar çmimin e parë në vitin 1989 me këngën “Ti lascero,” bashkëpunim me Fausto Leali dhe në vitin 1999 me “Senza pieta.” Në vitin 2006, Anna solli në skenë një grup polifonik shqiptar për ta shoqëruar gjatë interpretimit të ndjerë të “Processo a me stessa.”

Olen Cesari

Në vitin 2000, Olen Cesari u ngjit në skenën e Sanremo për të shoqëruar me violinë Lucio Dalla, i cili u ftua të këndonte “4 Marzo 1943.”

Elsa Lila

Në vitin 2003, Elsa Lila mori pjesë për herë të parë në Sanremo, në kategorinë e Artistëve të Rinj. Kënga e saj, “Valeria” u rendit në vendin e tetë në këtë kategori.

Këngëtarja u rikthye në vitin 2007 me “Il senso della vita” dhe u rendit sërish në vendin e tetë në kategorinë e Artistëve të Rinj.

Enxhi Nini

Violinistja Enxhi Nini ishte pjesë e orkestrës së Sanremos në vitin 2014.

Ermal Meta

Ermal Meta, bashkë me Fabrizio Moro, fitoi bujshëm Sanremon e 2018-s me “Non mi avete fatto niente.” Ata përfaqësuan Italinë në Eurovision dhe u renditën në vendin e pestë.