Kjo nuk pritej! Will Smith dhe Jad Pinkett drejt divorcit – AlpeGossip
Kjo nuk pritej! Will Smith dhe Jad Pinkett drejt divorcit

Kjo nuk pritej! Will Smith dhe Jad Pinkett drejt divorcit

Edhe pse me vite flitej për problemet në martesë, Will Smith dhe Jad Pinkett vitin e kaluar kremtuan 20-vjetorin e tyre.

Portali Radar Online shkruan se çifti megjithatë është duke jetuar ndaras dhe zbulon se fëmijët e tyre janë zhvendosur nga shtëpia dhe kanë nisur jetën e pavarur.

Burime pranë çiftit thonë se nëse këshillat për shpëtimin e martesës nuk kurorëzohen me sukses, atëherë do të nisë procedura për divorcin dhe pasurinë në vlerë 270 milionë dollarë.

“Të dy ata tashmë kanë zbuluar sharmin e jetës dhe duket se janë më të lumtur të jetojnë të ndarë”, thotë një burim pranë çiftit.

Will Smith dhe Jad Pinkett kanë dy fëmijë të rritur, Jaden (19 vjeç) dhe Willow (17 vjeç).

Çifti njihen për angazhimet e tyre të mëdha filmike.

Ata suksesshëm kanë arritur që edhe fëmijët t’i fusin në industrinë e shoubizit, ku Willow njihet tashmë si këngëtare dhe aktore.