“TI U FUT TMERRIN GRAVE…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“TI U FUT TMERRIN GRAVE…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“TI U FUT TMERRIN GRAVE…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Roza Lati ka shpërndarë një video në faqen e saj në instagram në të cilën përmend edhe emrin e Rinës, reperes së njohur dhe kjo nuk ju ka pëlqyer fansave të saj. Shumë nga ndjekësit janë revoltuar për këtë dhe kanë reaguar me komentet e tyre duke i nënkuptuar se ajo s’është më e mirë se Rina…:” pastroje gojen para se me permend rinen tjera here te lutem”.

Siç na kanë treguar vet ata, së shpejti Mozzik dhe Tayna do të vijnë me një bashkëpunim duke sjellë një hit të ri, për të cilin nuk ka dyshime se do të jetë tepër i suksesshëm. Njëri nga fansat ka komentuar në postimin e bërë nga Mozzik duke i thënë: “Ele grun o lesh me nejt me prostitute”. Kujtojmë se Mozzik bën disa muaj që është ndarë nga Loredana, por që me Taynën nuk dimë gjë tjetër veçse do të sjelin një bashkëpunim.

Renato Mekolli ndodhet në restorantin e tij “Umami” dhe ka ndarë një video që është duke pastruar divanet me fshesën e korentit. Ndër komentet “lum kush do të marri” etj ishte dhe një tjetër koment që na bëri përshtypje: “A kush rri me ty mo renato, ti u fut tmerrin grave”. Sigurisht që qëndrimi i tij i ashpër që mban në Hell’s Kitchen ka ndikuar dhe në jetën e tij reale.

Ermal Mamqi në datë 29 janar do të publikojë në Pallatin e Kongreseve filmin “I Love Tropoja!”. Mesa kemi kuptuar Ermali po punon aq me detaje saqë është kujdesur për emrin e tij deri në hollësitë e filmit. Ai është vet producent, aktor dhe madje dhe këndon në meldoditë e përdorura në skena.  Në publikimin e një nga skenave në faqen e tij i kanë lënë edhe komente, në një prej tyre ndjekësi i thotë se do ishte më mirë sikur aktor të ishte dikush tjetër, ndoshta do të ishte më interesant. Duke ju lënë dhe të tjerëve ndonjë gjë për të bërë, se kështu duket sikur po e bën filmin i vetëm fare.

Lori Hoxha ja ka dedikuar ditën e djeshme motrës së saj mqs ajo festonte ditëlindjen, Lori ju përkushtua dhe madje i dedikoi fjalë shumë emocionuese Sarës. Pothuajse çdo post i saj ka një shkrim anglisht dhe kjo jun ka bërë përshtypje fansave të saj të cilët i kanë thënë se në kanalin ku kjo është pronare kritikon të tjerët në Top Story se pse përdorin fjalë të huaja, por pronarja shkruan vetëm anglisht mesa duket nuk i ndjek emisionet e saj, por të Klanit.

AlpeGossip.al