MOMENTI I SIKLETSHËM/ Era Rusi: Më kanë ngatërruar shumë herë me Olta Gixharin – AlpeGossip
MOMENTI I SIKLETSHËM/ Era Rusi: Më kanë ngatërruar shumë herë me Olta Gixharin

MOMENTI I SIKLETSHËM/ Era Rusi: Më kanë ngatërruar shumë herë me Olta Gixharin

Nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën, por Era Rusi dhe Olta Gixhari ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Madje njerëzit i ngatërrojnë e një rast të tillë Era e ka treguar e ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”.

“Më kanë ngatarruar shumë herë me Oltën. Njëherë në një bar, unë nuk isha fare, por siç duket ishte një person që më njihte mua dhe më shkruan: “Pse bën si mendjemadhe dhe nuk flet”, ndërkohë nuk isha unë po ishte Olta”, tregoi Era.

Këngëtarja tregoi se njihet me Oltën e madje kanë bërë një set fotografik së bashku.

“Po njihem me Oltën, kemi bërë bashkë dhe një set fotosh po nuk i kemi nxjerrë nuk e di pse”, tha Era.