“NJË BURRË QË HEQ KËMISHËN DHE NUK SHKON PRANË GRUAS”/ Brad Pitt flet për martesën e dështuar me Jolie – AlpeGossip
“NJË BURRË QË HEQ KËMISHËN DHE NUK SHKON PRANË GRUAS”/ Brad Pitt flet për martesën e dështuar me Jolie

“NJË BURRË QË HEQ KËMISHËN DHE NUK SHKON PRANË GRUAS”/ Brad Pitt flet për martesën e dështuar me Jolie

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2016 pasi kaluan bashkë 12 vjet. Ndarja e tyre u komentua gjatë në mediet rozë dhe nuk u harrua lehtë.

Mbrëmjen  e djeshme në SAG Award Brad u vlerësua  për rolin e tij në filmin Once upon a time…in Hollywood por nuk la pa përmendur as ish bashkëshorten, Jolie.

Gjatë fjalës së tij kur mori çmimin, ndërsa Jennifer Aniston e shikonte me buzëqeshje dhe i duartrokiste, mesa duket dikush tjetër duhet të jetë lënduar. Bëhet fjalë për ish-bashkëshorten e Pitt, aktoren Angelina Jolie.

Kur mori çmimin, Pitt tha se do ta vendoste në Tinder (një aplikacion për njohje të reja), dhe tregoi për luftën e tij për të hequr varësinë nga alkooli dhe martesën e dështuar me Jolie.

“Le të jem i sinqertë, ka qenë e vështirë. Një burrë  që shkon i dehur në shtëpi, heq këmishën dhe nuk shkon pranë guas – ka qenë tensionuese”, ka thënë ai.