NUK ËSHTË E TURPSHME, POR…/ Si t’i thuash partnerit që nuk do seks tresh – AlpeGossip
NUK ËSHTË E TURPSHME, POR…/ Si t’i thuash partnerit që nuk do seks tresh

NUK ËSHTË E TURPSHME, POR…/ Si t’i thuash partnerit që nuk do seks tresh

Sa i sikletshëm mund të jetë një moment i tillë: Ju dhe partneri/ja juaj po tregoni se çfarë ~gjërash~ mund t’ju bëjnë të ndiheni më mirë gjatë marrëdhënies seksuale. Gjithçka shkon mirë e bukur derisa ai/ajo sugjeron ménage à trois – seksin tresh. Që të sqarohemi, jo se duhet konsideruar si diçka e turpshme, por thjesht nuk është për ju. Si t’ua thoni pa i bërë të ndihen keq?

Të mos kesh të njëjtat dëshira me partnerin/en nuk është diçka e pazakontë. Një marrëdhënie seksuale treshe nuk është për të gjithë dhe kjo është në rregull.

Tregohuni mendjehapur, por respektoni “kufijtë” tuaj.

Terapistët e seksit thonë se është normale që partneri/ja juaj të ketë preferenca seksuale ndryshe nga ju. Mirëpo të pranosh diçka e cila shkon përtej dëshirave tuaja, nuk është diçka e mirë.

Ofroni diçka alternative.

Në një situatë si kjo, është mirë që të ofroni disa “zgjidhje” alternative. Një ndër alternativat që sugjerojnë terapistët e seksit është që çiftet të shohin porno që përfshin seks tresh.

Nëse vazhdon t’ju bëjë presion, është koha që të rivlerësoni marrëdhënien.

Duhet të keni parasysh që askush nuk ka të drejtën t’ju ushtrojë presion për të bërë diçka që nuk e doni. Nëse partneri/ja vazhdon dhe ju ushtron presion për të kryer marrëdhënie seksuale treshe, ndoshta duhet ta merrni në konsideratë faktin se ai/ajo nuk është i/e duhuri/a për ju.