Madje të gjithë procesin e ndryshimit, moderatorja e njohur ka vendosur që ta regjistrojë nga fillimi deri në fund.
Elita ka ndarë me fansat e saj të shumtë videon e lyerjes së flokëve në kanalin e “Youtube”, ndërsa njofton ndjekësit se tashmë do ta shohim me një tjetër pamje.
Nga pamjet duket se ajo i ka bërë flokët me disa nuanca më të hapura, ndërkohë që i ka shtuar edhe highlights.
Madje duket se ky ndryshim i ka pëlqyer moderatores, e cila në fund të videos shfaqet e qeshur dhe e lumtur.
E ne duhet ta pranojmë se i shkojnë shumë dhe duket po aq e ëmbël sa në fillim.