KANË TË DREJTË? Të gjithë komentuesit kanë një “hall” kur vjen puna tek Lori Hoxha – AlpeGossip
KANË TË DREJTË? Të gjithë komentuesit kanë një “hall” kur vjen puna tek Lori Hoxha

KANË TË DREJTË? Të gjithë komentuesit kanë një “hall” kur vjen puna tek Lori Hoxha

Trashëgimtarja e Top Chanel, Lori Hoxha publikon shpesh foto nga vende të ndryshme të botës dhe me një pamje tejet të kuruar. Ajo ndan momente nga jeta e saj dhe fare lehtë mund të themi se shpeshherë na tundon aq shumë, sidomos me pushimet që bën.

Mirëpo ajo që na ka bërë përshtypje është që pothuajse në çdo postim të Lorit, do ketë një koment që i përmend origjinën e saj dhe gjuhën shqipe, kjo për arsye se krah postimeve ka gjithmonë një përshkrim anglisht, ose më mirë le të themi që nuk është shqip. Kjo mesa duket i nxeh ndjekësit dhe ja shprehin atë me anë të komenteve.

“E ke bezdi te shkruash shqip ndonjehere… pikaaaa juve”, “Shqipen e paske harruar fare”, “Fol shqip se je shqiptare”, “A e din ate muziken shkruj shqip se je shqiptare”… janë disa nga komentet e fansave.

Siç po shihet përveç “thumbimeve” për “lekun letër” e fotoshop, kemi dhe këtë të gjuhës. E gjejnë gjithmonë një hall ndjekësit  e Lorit… ALPEGossip.al