‘Bonboni’ i Era Istrefit bëri namin dy vite më parë dhe i solli këngëtares shqiptare famën ndërkombëtare. Edhe pas dy vitesh, “Bonbon” akoma dëgjohet dhe pëlqehet shumë.
Pas kësaj kënge, Era publikoi edhe “Redrum” dhe “No I love yous”, por sërish as ato nuk e zëvendësuan dot fiksimin e publikut me “Bonbonin”.
Pas gati 6 muajsh nga “No I love yous”, Era pritet së shpejti të publikojë këngën e saj më të re.
Këngëtarja ka postuar sot në Twitter një video ku shfaqet në studion muzikore teksa në sfond dëgjohet kënga e saj e re.
Up to something…. 😉 pic.twitter.com/JBXy01PELH
— Era Istrefi (@strefie) March 14, 2018
Nga aq pak sa Era ka publikuar deri tani, kuptohet se kënga do jetë ritmike dhe shpresojmë të ketë të njëjtin “Bum” që pati “Bonbon”.