U THA SE PATËN MOSMARRËVESHJE PAS “KËNGA MAGJIKE”/ Fifi imiton Eneidën dhe s’duhet humbur (VIDEO) – AlpeGossip
U THA SE PATËN MOSMARRËVESHJE PAS “KËNGA MAGJIKE”/ Fifi imiton Eneidën dhe s’duhet humbur (VIDEO)

U THA SE PATËN MOSMARRËVESHJE PAS “KËNGA MAGJIKE”/ Fifi imiton Eneidën dhe s’duhet humbur (VIDEO)

U komentua gjatë momenti final i Kënga Magjike në nëntorin që lamë pas sidomos për faktin që kur Eneda Tarifa ngriti trofeun e fitores një pjesë e mirë e publikut thërriste emrin e Fifit (e cila fitoi vendin e dytë në këtë kompeticion).

Ndonëse u shpërndanë me shpejtësi lajmet se Fifi dhe Eneda patën një ftohje të marrëdhënieve të tyre prej këtij ‘incidenti’, këngëtaret nuk kanë lënë rast pa na treguar se në fakt ato e respektojnë njëra tjetrën dhe janë mbështetëse të mira të këngëve të secilës.

Me të njëjtin sportivitet Fifi ka performuar në puntatën e mbrëmjes së djeshme në ‘Klanifornia’ ku Marina Vjollca i ka kërkuar asaj të imitojë performancën e Eneda Tarifës në Kënga Magjike.

Ne tashmë e dimë që Fifi përveçse këngëtare, aktron edhe shumë mirë dhe njësoj ka bërë edhe në këtë sfidë të Klanifornias.

Ndiqeni si më poshtë performancën e saj: