“OSCARS 2020″/ Regjisori amerikan nderon Kobe Bryant në tapetin e kuq – AlpeGossip
“OSCARS 2020″/ Regjisori amerikan nderon Kobe Bryant në tapetin e kuq

“OSCARS 2020″/ Regjisori amerikan nderon Kobe Bryant në tapetin e kuq

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars ku shumë personazhe VIP u nderuar me çmime dhe parakaluan në tapetin e kuq. Regjisori amerikan Spike Lee, arriti i veshur me një kostum të realizuar me porosi për të nderuar legjendën e basketbollit, Kobi Brajant, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter.

Ai kishte zgjedhur dy ngjyrat simbolizuese të tij; e purpurt dhe e verdhë. Po ashtu në xhaketën që mbante veshur dallonte numri 24, që konsiston me numrin e fanellës së Kobit. Kjo ishte mënyra e tij për të nderuar dhe respektuar basketbollistin, i cili humbi jetën së bashku me të bijën.