DO TË NA “GODASË” DREJT E NË ZEMËR/ Capital T zbulon detaje nga projekti i tij i ri për Shën Valentin – AlpeGossip
DO TË NA “GODASË” DREJT E NË ZEMËR/ Capital T zbulon detaje nga projekti i tij i ri për Shën Valentin

DO TË NA “GODASË” DREJT E NË ZEMËR/ Capital T zbulon detaje nga projekti i tij i ri për Shën Valentin

Në festën e Shën Valentinit, më 14 shkurt, Capital T do të sjellë një projekt të ri për fansat i cili do të jetë mëse i përshtatshëm për këtë ditë.

“Je t’aime” do të titullohet kënga e cila jemi të bindur se është bërë si me porosi për këdo që ndjen flutura në stomak.

Në llogarinë e tij në Instagram, Kapo ndau një video ku tregonte një fragment të videoklipit të këngës së re, ndërsa shfaqet i ulur në një tavolinë dhe shkruan letra të pafundme dashurie.

“A ki mi thon najkujt “Je T’aime” ?- shkruan Capital T krahas videos që na bëri të gjithëve kuriozë për të dëgjuar këngën e re.

 

Gjithashtu, reperi ka bërë të ditur edhe orën e publikimit të projektit , e cila përkon me datën edhe muajin në të cilin do të lançohet, pra 14:02.

Mbetet të presim edhe dy ditë për këtë baladë që me siguri do të na godasë drejt e në zemër!