NUK DO TË JETË AS LEDIONI, AS ARBANA, AS LUANA/ Ja kush do të prezantojë “Big Brother” – AlpeGossip
NUK DO TË JETË AS LEDIONI, AS ARBANA, AS LUANA/ Ja kush do të prezantojë “Big Brother”

NUK DO TË JETË AS LEDIONI, AS ARBANA, AS LUANA/ Ja kush do të prezantojë “Big Brother”

Të thuash “do të prezantojë” në vend të “mund të prezantojë” është pak e guximshme, por për aq kohë sa krejt papritur Olti Curri i sugjeroi një konkurrenteje në Top Talent të pyeste Ori Nebijajn nëse “do ta prezantonte Big Brother-in”, është pak e dyshimtë.

Më pas, Ori tha: “Thjesht për ta ditur se ti asnjëherë nuk je kështu i pasaktë edhe në ato gjërat që i lëshon kështu kot. Di gjë për Big Brother-in ti, si ishte ai muhabeti?”

“Po tani, edhe po e prezantove ti mirë më bëhet…mirë më vjen,” u përgjigj ai. “Po e mendojmë një herë, po ishalla po bëhet,” shtoi Ori.

Që Ori mund të prezantonte Big Brother-in u tha në tetor të 2018-s. E kontaktuar asokohe nga Anabel.al, moderatorja u shpreh:

“Nuk është aspak e vërtetë. Deri më tani nuk kam patur asnjë bisedë në lidhje me Big Brother nga drejtuesit e Top Channel. Do të ishte një super sfidë dhe eksperiencë shumë e mirë, por s’kam asnjë propozim deri tan.”

Vorbulla e Big Brother-it ka marrë me vete shumë emra moderatorësh, duke filluar nga Ledion Liço, Luana Vjollca, Dojna Mema e deri te Ori Nebijaj së fundmi. Gjatë gjithë kësaj kohe, vetëm Arbana Osmani, prezantuesja historike e reality show-t, ka qenë skeptike.