15 VITE MË VONË/ Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu rikthejnë hitin e dekadës së kaluar – AlpeGossip
15 VITE MË VONË/ Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu rikthejnë hitin e dekadës së kaluar

15 VITE MË VONË/ Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu rikthejnë hitin e dekadës së kaluar

Në vitin 20005 Ermal Fejzullahu mori pjesë për herë të dytë në festivalin e muzikës “Top Fest”.

Kënga e tij mbante titullin “Për një dashuri” dhe u rendit në vendin e tretë për t’u kthyer më pas në një hit.

Në atë kohë Ermali ishte vetëm 17 vjeç dhe kënga për të ishte një sukses i madh.
Tani që kanë kaluar 15 vite, ai ka vendosur ta risjellë këngën e tij dhe këtë herë në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Kënga sapo është publikuar dhe bashkë me të edhe videoklipi.

Kënga e përpunuar ka ardhur me më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë.