Brikeno, një ndër djemtë që iu bashkua së fundmi “Për’Puthen” në “E diell”, tërhoqi për mirë vëmendjen e të gjithëve, për shkak të një lloj pjekurie dhe serioziteti që tregoi përmes prezantimit të tij. Një javë pas ardhjes në program, në emision u tha nga një tjetër konkurrent se “Brikeno ka hedhur të ëmën në gjyq”. Fraza u tha nga Albani, fill sapo Brikeno kritikoi veprimin e tij për sa i përket ofertës për të bërë fëmijë në këmbim të £30,000.
Në nëntor në 2019-s, Brikeno ishte i pranishëm në “Shihemi në gjyq” te “E diela shqiptare” për shkak të një konflikti me pronat. Sot në “E diell” u diskutua – pa qenë nevoja, referuar komenteve të ndjekësve – sërish fakti që Brikeno dhe nëna e tij ishin te “Shihemi në gjyq”.
“Unë habitem shumë. Ata që kanë parë emisionin e dinë që unë në asnjë moment nuk i kam thënë nënës time për ta çuar në gjyq apo për ta akuzuar. I kam thënë thjesht që ‘si ka mundësi që një pronë është e jona dhe del në emrin e dikujt tjetër’. Kjo ka qenë historia. Unë i kuptoj të gjithë se varet si e marrin. Kam pasur dhe komente pozitive. Ka pasur edhe komente nga çunat [në emision] të prekur nga çështja e nënës. Por gjithsesi ata që e kanë parë të plotë e dinë që nuk ka qenë emisioni për ta çuar unë në gjyq, por për të zgjidhur një hall familjar. Ishte një hall i madh dhe e ndjeva si detyrim të isha aty.” – tha ai sot në “E diell”.
“Ça kini me familjet, ajo është çështje prone [sic],” shkruan dikush në videon e postuar nga emisioni në Instagram. “Ça lidhje ka gjyqi me përputhjen apo me shty kohën [sic],” lexohet diku tjetër. Një tjetër thekson se “Brikeno nuk po hidhte të ëmën në gjyq, thjesht po kërkonte pronën e vet te dikush tjetër.”
Komente: