“U MËRZIT” ME ATË MODEL/ Morena Taraku vjen me një look të ri dhe duket yll – AlpeGossip
“U MËRZIT” ME ATË MODEL/ Morena Taraku vjen me një look të ri dhe duket yll

“U MËRZIT” ME ATË MODEL/ Morena Taraku vjen me një look të ri dhe duket yll

Nuk numërohen rastet kur këngëtarja Morena Taraku ndryshon look-un e saj.

Thuajse çdo muaj atë e kemi parë me një ngjyrë, model e prerje të re flokësh, ndërsa këto ndryshime e bëjnë të duket sikur është totalisht person tjetër.

Pasi “u mërzit” me ngjyrën çokollatë, Morena ka zgjedhur një tjetër ngjyrë për flokët e saj.

Këngëtarja është kthyer në bjonde dhe ka ndarë një video me pamjen e re në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shfaqet duke ecur në rrugë e veshur me xhinse, një crop top në ngjyrë të bardhë dhe flokët e gjatë bjond dhe me onde, look që e bën të duket super seksi.

 

 

Fansat e kanë komplimentuar pamjen e këngëtares, ndërsa ne po vrasim mendjen ç’look do të shohim pas këtij?