E ZHGËNJYER NGA “OSCAR”/ Jennifer Lopez për ceremoninë e çmimeve: Kishte kaq shumë… – AlpeGossip
E ZHGËNJYER NGA “OSCAR”/ Jennifer Lopez për ceremoninë e çmimeve: Kishte kaq shumë…

E ZHGËNJYER NGA “OSCAR”/ Jennifer Lopez për ceremoninë e çmimeve: Kishte kaq shumë…

Ceremonia e ndarjeve së çmimeve “Oscar 2020” u mbajt në muajin janar, e teksa pjesa dërrmuese e publikut dhe kritikët e filmit mbetën me shije të mirë nga projektet kinematografike që triumfuan, një prej yjeve të filmit ka mbetur vërtetë e zhgënjyer që nuk mori të paktën një nomimin nga Akademia.

Po flasim për Jennifer Lopez, e cila ishte protagoniste e filmit të suksesshëm “Hustlers” me personazhin shumë të komentuar, Ramona. Në një intervistë për Oprah në “2020 Vision”, J.Lo u shpreh se u ndje e mërzitur që nuk ishte në listën e “Aktoreve më të mira”

Isha pak e mërzitur sepse po flitej shumë që mund të ndodhte. Kishte kaq shumë artikuj, mora kritika të mira, më shumë se kurrë në karrierën time, dëgjova shumë: ‘Ajo do të nominohet për Oscar, do të ndodhë’. Duke i dëgjuar këto mendova se do të ndodhte vërtetë, prandaj kur dolën nominimet dhe nuk isha, u ndjeva e zhgënjyer”- tregoi artistja 50-vjeçare.

Ajo u shpreh se u ndje e zhgënjyer dhe për ekipin që i ka qëndruar nga pas për 20 apo 25 vite dhe u duk sikur i la në baltë dhe ata kur nuk arriti të merrte një nominim. Nga ana tjetër J.Lo arri të nominohej nga “National Society of Film Critics” dhe dha ndoshta shfaqjen më të mirë të jetës në “Super Bowl Halftime Show” këtë vit, kështu që do të jetë mirë dhe pa një Oscar!