“SI REAGON FJORALBA PONARI KUR E SULMOJNË?” Moderatorja i përgjigjet kështu ndjekëses në “Instagram” (FOTO) – AlpeGossip
“SI REAGON FJORALBA PONARI KUR E SULMOJNË?” Moderatorja i përgjigjet kështu ndjekëses në “Instagram” (FOTO)

“SI REAGON FJORALBA PONARI KUR E SULMOJNË?” Moderatorja i përgjigjet kështu ndjekëses në “Instagram” (FOTO)

Fjoralba Ponari ka ndarë së fundmi një pjesë të kohës së saj me ndjekësit në “Instagram”. Moderatorja i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve, duke shuar kështu sado pak kuriozitetin e tyre.

“Si reagon kur njerëzit të sulmojnë? A thua ua ke për borxh!”, shkruante një prej ndjekësve të Ponarit.

“Më dhimbsen, sepse e di që janë njerëz që ndihen të vegjël, të palumtur dhe atë pak “fuqi”, “liri” që u japin rrjetet sociale e keqpërdorin. Është si puna e qenit kur lirohet nga zinxhiri, që s’di nga t’ia mbajë më përpara”, është përgjigjur Fjoralba në ‘Instastory’.
Kujtojmë se moderatorja ka shprehur vazhdimisht pa komplekse mendimet e saj lidhur me problematika të ndryshme të shoqërisë edhe në rubrikën ‘Trotuar’ në ‘E diell’.