“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Për herë të parë, Rozana Radi tregon planet për martesë (VIDEO) – AlpeGossip
“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Për herë të parë, Rozana Radi tregon planet për martesë (VIDEO)

“KA ARDHUR MOMENTI…”/ Për herë të parë, Rozana Radi tregon planet për martesë (VIDEO)

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi, ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”

Në një intervistë te realizuar nëpërmjet Skype, Rozana tregoi për ditët e qëndrimit në karantinë dhe planet për martesë.

Rozana tha se ndonëse ka një dyqan me fustane nusërie, dasma nuk është në planet e saj të afërta pasi e gjitha është çështje dëshire.

“Jam në një moshë jo relativisht, as e madhe as e vogël. Megjithatë dasmën nuk e shoh në një nga projektet e mia të ardhshme, domethënë. Për mendimin tim mendoj që dasma është një dëshirë personale e çdo individi. Një vajzë ka dëshirë ta bëjë, një vajzë nuk ka dëshirë ta bëjë”, tha këngëtarja.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, Rozana ka thënë se dëshiron të bëhet nënë pasi ka ardhur koha biologjike për të.

“Nuk kam pasur kohë të bëhem nënë këto kohë. Kam qenë shumë e zënë. Por, sigurisht ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe t’i futemi punës!” ka thënë këngëtarja.