“VININ NË 4 TË MËNGJESIT”/ Moderatori i njohur shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Thonj dhe flokë të lidhura tek dera… – AlpeGossip
“VININ NË 4 TË MËNGJESIT”/ Moderatori i njohur shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Thonj dhe flokë të lidhura tek dera…

“VININ NË 4 TË MËNGJESIT”/ Moderatori i njohur shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Thonj dhe flokë të lidhura tek dera…

Moderatori i njohur Arjon Muça ka treguar se ka qebë një periudhë kur vajza të famshme çmendeshin pas tij dhe i shkonin poshtë pallatit në mes të natës.

I ftuar në emisionin ‘Why Not’, ai ka deklaruar se kjo ka ndodhur kur ka qenë i vogël, pasi një njeri i rritur diskuton dhe ballafaqohet.

Arjoni ka shtuar se disa vajza i kanë gërvishtur makinën, i kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura tek dera e shtëpisë, madje dhe i kanë shkruar me sprajt tek parkimi i makinës fjalë të ndryshme.

Roza Lati: Ty të kanë vlerësuar shumë vajza për bukurinë e jashtme. Kanë qenë edhe goca të famshme që të kanë ardhur poshtë pallatit dhe të thërrisnin

Arjon Muça: Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin me makinë dhe hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai. Unë bëja kështu si princesh nuk dilja. Kjo ka ndodhur kur kam qenë i vogël, se një njeri i rritur diskuton, ballafaqohet

Disa vajza më kanë gërvishtur makinën, më kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura tek dera e shtëpisë, më kanë shkruar me sprajt tek parkimi i makinës fjalë të ndryshme. Unë bëhem shumë indiferent në momentin që nuk kam më kontakt me dikë dhe që nuk është pjesë e jetës sime. Indiferencizmi i vret më shumë se sa një fjalë e thënë fort.