Dy artistët shumë të dashur për publikun shqiptar, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi po jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me dy fëmijët e tyre.
Ndonëse vitet ikin, Mira Konçi duket se mbetet e njëjta. Fotot e reja të publikuara në rrjete sociale e tregojnë më së miri këtë. Mira shfaqet në super formë, me të njëjtën freski dhe e veshur me shumë stil.
Mira ka pozuar në disa foto edhe me vajzën e saj Era dhe nënë e bijë duken si motra.