MAMAJA I KËRKON QË TË MARTOHET/ Shpati vihet në siklet dhe bën veprimin e papritur (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
MAMAJA I KËRKON QË TË MARTOHET/ Shpati vihet në siklet dhe bën veprimin e papritur (FOTO+VIDEO)

MAMAJA I KËRKON QË TË MARTOHET/ Shpati vihet në siklet dhe bën veprimin e papritur (FOTO+VIDEO)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ishte i ftuar së bashku me mamanë e tij, në një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”. Shpati dhe mamaja e tij treguan si po e kalojnë këtë periudhë izolimi, por në një moment, Gjylymsere i shprehu një dëshirë Bietës.

“Kam një dëshirë, që Shpati vitin e ardhshëm të dalë në emisionet e juaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, tha mamaja e Shpatit.

“Shohim, nuk kemi konkret diçka, por kur të bëhet”, u përgjigj këngëtari dhe u largua nga ekrani i vendosur në siklet.

“Shpati do të më plotësojë dëshirën. Unë jam bërë pak e mërzitshme duke e lutur. Nesër ai bën 35 vjeç dhe është në moshë taman për nuse. Pa marrëveshje nuk bëhet asgjë, pa mirëkuptim, nuk krijohet familja. Edhe pak do të më dëgjojë. Vendimi është i tij, por megjithatë janë gjëra që edhe me marrëveshje”, tha mamaja e Shpatit.