“SKULPTURË”/ Në prag të publikimit të albumit të ri muzikor, Capital T zbulon bashkëpunimin që fansat po prisnin – AlpeGossip
“SKULPTURË”/ Në prag të publikimit të albumit të ri muzikor, Capital T zbulon bashkëpunimin që fansat po prisnin

“SKULPTURË”/ Në prag të publikimit të albumit të ri muzikor, Capital T zbulon bashkëpunimin që fansat po prisnin

Me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, artisti i njohur, Capital T ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë albumin e tij të ri muzikor.

Capital ka treguar se ai do të titullohet ‘Skulpturë’ dhe do të ketë një sërë hitesh brenda tij.

Megjithatë kurioziteti i fansave nuk ka rreshtur se cilat do të jenë projektet e ardhshme të artistit. Me anë të një komunikimi ‘live’ në llogarinë e tij, Capital ka pohuar se mes shumë këngësh nuk do të mungojë dhe bashkëpunimi me dajën e tij, reperin 2Po2.

Ai ka shtuar se ky album nuk do të kishte kuptim nëse ky bashkëpunim do të mungonte.

Kujtojmë se Capital T dhe 2Po2 kanë sjellë një sërë projektesh bashkë, e ndër më të suksesshmit ka qenë ai i titulluar ‘Posh’./revistawho.com