“NUK MUND TË RRI…”/ Adelina Tahiri është gati për një fëmijë të dytë por ka një problem (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MUND TË RRI…”/ Adelina Tahiri është gati për një fëmijë të dytë por ka një problem (FOTO)

“NUK MUND TË RRI…”/ Adelina Tahiri është gati për një fëmijë të dytë por ka një problem (FOTO)

Këngëtarja Adelina Tahiri ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon. Ajo foli rreth planeve për zgjerimin e familjes dhe tregoi se është gati për një fëmijë të dytë.

Megjithatë ka një problem. Këngëtarja u shpreh se nuk e përjeton aspak mirë periudhën e shtatzënisë sepse është tip hiperaktiv dhe nuk e duron peshën e rëndë.

“Çdo ditë e flas por nuk mund ta nis. Periudha e shtatzënisë e kam shumë bezdi, e kam përjetuar shumë keq. Dua të kem direkt fëmijë, nuk e dua atë pjesën kur jam shtatzënë sepse më duket vetja shumë e rëndë, nuk mund të funksionoj. Unë jam tip hiperaktiv, nuk mund të rri shtrirë, nuk mundem të funksionoj me një peshë më të rëndë”, ka treguar Adelina.