NDAN MOMENTET MË TË ËMBLA ME TË BIRIN/ Fatma: Babushit i jep muhabet, mamit shkelma (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NDAN MOMENTET MË TË ËMBLA ME TË BIRIN/ Fatma: Babushit i jep muhabet, mamit shkelma (FOTO+VIDEO)

NDAN MOMENTET MË TË ËMBLA ME TË BIRIN/ Fatma: Babushit i jep muhabet, mamit shkelma (FOTO+VIDEO)

Alfio dhe Fatma, çifti shumë i dashur për publikun, u bënë prindër për herë të parë me 28 janar. Fatma solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Noah dhe portretin e tij ende nuk e kanë zbuluar.

Gjatë ditëve të karantinës dyshja po e shijojnë në maksimum praninë e vogëlushit dhe publikojnë shpesh momente nga më të ëmblat në rrjete sociale, siç ka bërë Fatma së fundmi.

Moderatorja ka publikuar një video pranë Noah, i cili i gjuan me këmbët e tij të vogla. Ndërkohë i pranishëm është dhe Alfio i cili po “bashkëbisedon” me të birin dhe dëgjohet teksa i thotë “bukurosh”. “Babushit i japim muhabet, mamit shkelma”, ka shkruar ajo me të qeshura krahas videos.

View this post on Instagram

Alfio, Fatma & Noah 😍

A post shared by @ vipvideoos__ on