“DO THONI E KENI BËRË ME LLAFE POR JO”/ Arbana dhe Xhemi bëjnë xing me njëra-tjetrën (FOTO) – AlpeGossip
“DO THONI E KENI BËRË ME LLAFE POR JO”/ Arbana dhe Xhemi bëjnë xing me njëra-tjetrën (FOTO)

“DO THONI E KENI BËRË ME LLAFE POR JO”/ Arbana dhe Xhemi bëjnë xing me njëra-tjetrën (FOTO)

Moderatoret shumë të dashura nga publiku, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë prej vitesh mikesha të ngushta. Ato shihen pothuajse kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe jo të gjithë do i besonin rastësitë mes tyre. Megjithatë kjo e fundit e tillë ka qenë.

Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë jeshil. Me anë të një fotoje në Instastory ajo ka treguar se ka bërë “xing” me Xhemin, e cila po ashtu ka zgjedhur ngjyrën jeshile për këtë fundjavë, ndonëse me një kostum.

“Do thoni ju e keni bërë me llafe, por jo. Shoqet e ngushta mendojnë njësoj dhe papritur vishen njësoj. Fundjava në ‘Top Channel’ do të jetë jeshile”, ka shkruar Arbana krahas fotos.