ADRIAN BUJUPI I PASKA BËRË GJËRAT ZYRTARE ME TË DASHURËN E RE/ Janë çifti më simpatik i Instagram-it (FOTOT) – AlpeGossip
ADRIAN BUJUPI I PASKA BËRË GJËRAT ZYRTARE ME TË DASHURËN E RE/ Janë çifti më simpatik i Instagram-it (FOTOT)

ADRIAN BUJUPI I PASKA BËRË GJËRAT ZYRTARE ME TË DASHURËN E RE/ Janë çifti më simpatik i Instagram-it (FOTOT)

Prej pak kohësh, këngëtari Ardian Bujupi po shijon romancën e tij të re me një modele indiane, e cila quhet Sabrine Khan.

Vajza në fjalë është modele në klipin e ri të këngëtarit të titulluar “Modela” dhe duket se ky projekt ka qenë një ogur i mirë për Bujupin.

Ai jo vetëm që ka njohur modelen tërheqëse, por mes tyre paskan lindur edhe shkëndija.

Duket se gjërat janë bërë aq serioze mes çiftit, saqë këngëtari dhe Sabrine kanë vendosur ta bëjnë tashmë “zyrtare” marrëdhënien.

Nëse i hidhni një sy profileve të tyre në Instagram, çifti ndan foto e video të ndryshme ku duken shumë simpatikë krah njëri-tjetrit.

Madje, ata realizojnë bashkë edhe video në TikTok, ku numërojnë fansa të shumtë.

Nga postimet e ndryshme, duket se Ardiani dhe modelja po bashkëjetojnë, mirëpo kjo ende nuk është e konfirmuar.