U NJOHËN NË “BIG BROTHER”/ Çifti i shumëpërfolur martohet në fshehtësi – AlpeGossip
U NJOHËN NË “BIG BROTHER”/ Çifti i shumëpërfolur martohet në fshehtësi

U NJOHËN NË “BIG BROTHER”/ Çifti i shumëpërfolur martohet në fshehtësi

Tea Zhuli dhe Kristi Becka, dy ish-konkurrentët e famshëm që u njohën në Big Brother Albania, duket sikur janë martuar në fshehtësi.

Kështu konfirmojnë burime pranë çiftit për suplementin “Panorama Plus”, dy vite pas propozimit spektakolar për martesë që Kristi i bëri Teas gjatë Festës së Birrës në qytetin e Korçës.

Por ndonëse thuhet se dyshja ka kurorëzuar dashurinë, nuk bëhet i ditur ende asnjë detaj më tepër, lidhur me një dasmë të mundshme.

Tea dhe Kristi kanë qenë të dy konkurrentë në Big Brother Albania 8 të mbajtur në vitin 2015. Gjatë spektaklit, Tea pati një lidhje me fituesin e këtij edicioni, Veselin, lidhje që përfundoi dy muaj pas daljes nga shtëpia.

Por pas daljes ata u kthyen së bashku, dhe tashmë janë martuar.