LEDRI VULA I JEP “FUND” MIQËSISË SË CAPITAL T DHE MAJK/ Çfarë po ndodh mes reperëve? (FOTOT) – AlpeGossip
LEDRI VULA I JEP “FUND” MIQËSISË SË CAPITAL T DHE MAJK/ Çfarë po ndodh mes reperëve? (FOTOT)

LEDRI VULA I JEP “FUND” MIQËSISË SË CAPITAL T DHE MAJK/ Çfarë po ndodh mes reperëve? (FOTOT)

Ditët e fundit në media është përfolur për një sherr mes dy reperëve, Majk dhe Capital T.

Majku së fundmi ka publikuar një status ofendues, ku theksonte se ekziston një drejtues dhe ndjekësit e tij.

Diret pas këtij reagimi, Capital T ka postuar një foto në “Instastory” si kundërpërgjigje dhe shkruan: “Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?”.

Sipas “Prive.al” zënka e dy reperave ka ardhur si pasojë e projektit të Capital T dhe Ledrit. Ky bashkëpunim mesa duket nuk është pritur mirë nga Majku, duke qenë se Ledri nuk i ka marrëdhëniet mirë me asnjë nga pjesëtarët e “Babastars”, që kur u shkëput nga ky grup.

Majku ka sjellë 2 bashkëpunime me Capital T, “Hala” dhe “Pasha jetën”, të cilat kanë pasur shumë sukses dhe janë kthyer në hite dhe kanë qenë miq mjaft të mirë, por duket se xhelozia është bërë shkak për ta prishur këtë marrëdhënie.