“PSE PO RRITEN TË PASMET E TUA ÇDO DITË E MË SHUMË?” Tayna përgjigjet troç (FOTO) – AlpeGossip
“PSE PO RRITEN TË PASMET E TUA ÇDO DITË E MË SHUMË?” Tayna përgjigjet troç (FOTO)

“PSE PO RRITEN TË PASMET E TUA ÇDO DITË E MË SHUMË?” Tayna përgjigjet troç (FOTO)

Të dielën reperja shumë e dashur për publikun, Tayna do të publikojë këngën e saj të re, të titulluar “Blass”. Ajo ka postuar në Instagram disa foto nga videoklipi, të shkëputura nga xhirimet.

Tayna shihet me flokë në ngjyrë rozë, mirëpo e gjithë vëmendja është fokusuar te linjat trupore. Ajo ka ekspozuar të pasmet në super formë dhe një ndër ndjekësit i shkruan: “Pse po rriten të pasmet e tua çdo ditë e më shumë?”.

Një koment i tillë është lexuar nga reperja, e cila i ka kthyer dhe një përgjigje. Ajo ka komentuar disa emoji ushqimesh, duke treguar se ushqimi ka bërë që të shtojë në peshë.