NJË MINUTË JU LUTEM! Mos vallë Loredana dhe legjenda e repit botëror po sjellin një këngë? (FOTO) – AlpeGossip
NJË MINUTË JU LUTEM! Mos vallë Loredana dhe legjenda e repit botëror po sjellin një këngë? (FOTO)

NJË MINUTË JU LUTEM! Mos vallë Loredana dhe legjenda e repit botëror po sjellin një këngë? (FOTO)

Loredana është kthyer në pak kohë në një prej emrave më në zë në industrinë e muzikës jo vetëm shqiptare, por edhe atë zviceriane dhe gjermane.

Reperja e famshme është tejet aktive me projektet e reja duke publikuar këngë që kthehen menjëherë në hite.

Mirëpo, një lajm i madh, që do ndikonte goxha mirë në karrierën e saj është thashethemi që po qarkullon së fundmi, pasi aludohet se ajo mund të sjellë një bashkëpunim me Snoop Dog.

Këto lajme vijnë pasi ky i fundit ka filluar të ndjekë reperen e njohur në Instagram, duke ngritur dyshimet se diçka po ndodh mes tyre, sigurisht në aspektin profesional.

Loredana followers list

Fansat kanë shprehur entuziazmin e tyre në rrjetet sociale, teksa ky detaji nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat.

Së fundmi, Loredana po shijon suksesin e super bashkëpunimit të saj GEH DEIN WEG (Shko në rrugën tënde) në bashkëpunim me KC Redbell & Summer Cem.

Kujtojmë se Snoop Dog ka bashkëpunuar me Rita Orën vite më parë dhe e njeh mirë talentin dhe pasionin e shqiptarëve për muzikës. Le të kryqëzojmë gishtat sepse me siguri do bëjë goxha bujë.