DO QESHNI ME LOT/ Rapsodi i njohur këndon këngën e “famshme” të Mozzik (VIDEO) – AlpeGossip
DO QESHNI ME LOT/ Rapsodi i njohur këndon këngën e “famshme” të Mozzik (VIDEO)

DO QESHNI ME LOT/ Rapsodi i njohur këndon këngën e “famshme” të Mozzik (VIDEO)

Rapsodi i njohur Gjon Frroku ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Edicioni Veror” në Abc News. Gjatë intervistës me gazetaren Irini Meçe ai u shpreh se kur i këndon qytetit të tij Lezhës ka ndërmed të gjithë Shqiptarinë.

“Kur i këndoj Lezhës i këndoj të gjitha trojeve shqiptare, kudo ku është një copëz shqiptari. Me këtë nuk kemi mundur të pasurohemi dhe të bëjmë gjëra të mëdha por kemi mbetur folkloristë”, u shpreh ai.

Përmes tingujve të çiftelisë ai solli disa variante krejt ndryshe të këngëve të sotme moderne të interpretuara nga artistët Mozzik, Tayna, Alban Skënderaj, Elgit Doda dhe Dafina Zeqiri.

Frroku tregoi se i ka dëgjuar këngët e tyre dhe i konsideroi artistë të talentuar.