KLEA HUTA SË SHPEJTI ME KËNGË TË RE? Këngëtarja zbulon surprizën e verës – AlpeGossip
KLEA HUTA SË SHPEJTI ME KËNGË TË RE? Këngëtarja zbulon surprizën e verës

KLEA HUTA SË SHPEJTI ME KËNGË TË RE? Këngëtarja zbulon surprizën e verës

Vetëm disa javë pasi u bë nënë për herë të parë, duket se Klea Huta po rikthehet më fuqishëm se asnjëherë më parë.

Ajo po ndjek pasionin e saj, muzikën, të cilit mesa shohim i është përkushtuar këto ditë dhe po gatuan gjëra interesante!

Mamaja e Kridit paska rezervuar suprizën më të bukur të kësaj vere, duke na sjellë një projekt që s’e prisnim aspak!

Në një postim në InstaStory, Klea ka ndarë një fragment nga kënga e saj e re, duke na bërë të gjithëve kuriozë.

Duket se projekti i ri do të jetë një këngë e lehtë, madje do të vijë në bashkëpunim!

Klea ende s’ka treguar asnjë të dhënë tjetër, por mendja po na shkon tek Elgiti! Pse të mos sjellin një këngë së bashku?

Megjithatë, surpriza mbetet për t’u zbuluar.