Kur vjen fjala te ish partnerët VIP-at janë në një mendje: I urojmë vetëm që të… (FOTO) – AlpeGossip
Kur vjen fjala te ish partnerët VIP-at janë në një mendje: I urojmë vetëm që të… (FOTO)

Kur vjen fjala te ish partnerët VIP-at janë në një mendje: I urojmë vetëm që të… (FOTO)

Të jesh i famshëm do të thotë të përballesh dhe me pyetje të cilat nuk do të kishe qejf ti përgjigjeshe por e rëndësishme është ti “shpëtosh” dhe ti japësh përgjigjjet me lezet. Po të kthehemi në kujtesë, të gjithë vipat që janë ndarë nga bashkëshortët e tyre, kanë një të përbashkët: Nuk i shajnë “ishat”, madje kanë aq fjalë të mira për të thënë sa ndonjëherë na bëjnë të mendojmë se janë shumë paqësorë, aq sa dhe martesën e prishin pa sherr me shumë mirëkuptim, pa u mërzitur fare.

AlpeNews.al ju sjell në kujtesë deklaratat e Vip-ave për ish partnerët e tyre.

Po e nisim me Albërie Hadergjonaj. Këngëtarja ishte e ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, ku foli edhe për ish-burrin e saj.

“Ai bashkëjeton me një vajzë prej vitesh. Shpresoj të jetë mirë. Ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm për mua, është babai i vajzave të mia. Ka bërë shumë për mua. Ka kontribuar në karrierën time. Ndaj unë dua më të mirën për të. Dhe i uroj më të mirat”, u shpreh Albëria e cila gjithmonë ka folur mirë për babain e vajzave, duke mbajtur ende mbiemrin e tij.

I ftuar “Në Kurthin e Piter Panit”, Alban Dudushit gati që në nisje të intervistës iu bë pyetja: “Pse u ndave nga gruaja jote e parë”.

Dhe ndryshe nga disa të ftuarit që pyetjeve të tilla kanë hezituar t`u përgjigjen me ato fjalitë që kjo nuk është pyetje fëmijësh, ai u përgjigj: “Ti ke qejf ndonjë gocë tani” dhe meqënëse vogëlushi i tha: “Nuk e kam vendosur”, Dudushi vazhdoi: “Unë me gruan time të parë u deshëm shumë dhe vendosëm të bëjmë fëmijë. Po si fëmijët, edhe fëmijët të rritur mërziten me njëri-tjetrin. Po ne kemi një fëmijë bashkë, një vajzë shumë të bukur, kështu që kemi arsye për të
mbajtur kujtime të bukura”, tha ai.

Një tjetër këngëtare që i dha fund martesës disa vjeçare ishte dhe Jonida Maliqi. Ajo dhe Genti kishin një jetë bashkë. Ajo ishte 16 vjeçe kur u lidhën, pastaj u martuan, lindën djalin, por një ditë marrëdhënia përfundoi. Për herë të parë e ftuar në emisionin “Thumb” ajo foli për ndarjen dhe ish-burrin e saj.

“Jeta vazhdon. Njeriu në jetë çdo gjë mund ta ndryshojë ama të shkuarën, jo. Nëse unë do të mohoja të shkuarën time, do të thotë që do mohoja vetveten. Unë ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo marrëdhënie. Jam shumë e lumtur që kemi arritur në një raport shumë njerëzor, sepse kemi një fëmijë në mes”, tha Jonida.

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” edhe Pirro Cako është pyetur për ish gruan. Pyetjet e fëmijëve filluan për lidhjen e tij me ish gruan Inva Mula, Pirro dukej që nuk dëshironte të përgjigjjej.

Ata e pyetën se çfarë të pëlqeu dhe çfarë nuk të pëlqeu nga gruaja e parë, Piro iu përgjigj fëmijëve se nuk do ta kuptonin, madje u kërkoi atyre të mendoheshin dhe të bënin pyetje fëminore.

“Nga e di t’i që unë jam ndarë? Po të kishe qenë 20 vite më i madh dhe mund ta kisha shpjeguar. Meqënëse nuk e kupton dot përgjigjen time se je i vogël, më bëj një pyetje tjetër. Mos bëni pyetje që jua ka përgatitur xhaxhi Piter Pani”, iu përgjigj kanatutori.

Për ish-burrin ka folur dhe modelja e njohur Adrola Dushi. Në një intervistë ajo ka treguar për marrëdhënien me ish burrin e saj.

“Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati, mos t’i mungojë as unë, prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë, nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”, tregoi Adrola.

 

Për prishjen e martesës ka folur edhe Albi Nako. I ftuar në emisionin e “Rudinës”, ka rrëfyer edhe për arsyet. Megjithëse i papërgatitur për pyetjet e jetës private, Albi deklaroi se, pas kësaj, e rëndësishme është ajo që mbetet pas “humbjes”: “Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t’u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira… “, – ka thënë ai.

Përgatiti AlpeNews.al