NGA KLEA HUTA TEK OLTA GIXHARI/ 2020 ishte viti i personazheve shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
NGA KLEA HUTA TEK OLTA GIXHARI/ 2020 ishte viti i personazheve shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë (FOTO)

NGA KLEA HUTA TEK OLTA GIXHARI/ 2020 ishte viti i personazheve shqiptarë që u bënë prindër për herë të parë (FOTO)

Viti 2020 do mbahet mend gjatë si viti i pandemisë dhe situatave të papritura, por për shumë persona merr kuptim nga evente të veçanta në jetë. Një prej tyre është t’u bërit prind për herë të parë dhe si ndjesi, e kanë provuar dhe disa personazhë shqiptarë.

Olta Gixhari

Olta ishte e fundit që përjetoi vetëm ditën e djeshme, ndjesinë e t’u bërit nënë. Ajo solli në jetë një djalë dhe i kanë vendosur emrin Amar.

Olta Boka

Në 15 korrik, Olta u bë mama e një vajze që e quajti Gaia. Ardhjen e saj në jetë e përshkroi si më poshtë:

“Të mora në krah dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij.”

MC Kresha

Ai ka qenë gjithnjë shumë diskret për jetën e tij dhe marrëdhënien me partneren, Erzinën. Lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë e bëri publik babai i Erzinës që zbuloi dhe emrin e vajzës: Iza.

Anila Basha

Në periudhë pandemie, gazetarja e njohur përjetoi një ndër emocionet më të bukura. Ajo u bënë e një djali, që e quajti Aris.

Alba Çobaj 

Alba zgjodhi ta mbante të fshehtë shtatzëninë, derisa ndau me ndjekësit momentin e ëmbël të ardhjes në jetë të Sofias, fëmijës së saj të parë.

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

“Sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria.” – kështu u shpreh Alfio për momentin e t’u bërit baba. Ai dhe Fatma tani janë prindër të Noah.

Arta Dobroshi

Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj Shkumbin Jakupi u bënë prindër për herë të parë 1 muaj më parë. Arta solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë, Tom Engjëll.

Klea Huta dhe Elgit Doda

Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, u bënë prindër të Kridit në 6 qershor.

Skerdi Ago

I emocionuar, reperi shqiptar Skerdi Ago dha në janar lajmin se ishte bëra baba. Partnerja e tij, Vesa solli në jetë Roin.

Taulant Xhaka

Klevisi është djali i parë për futbollistin shqiptar dhe partnerin e tij, Arbnorën. Ai erdhi në jetë në mars të këtij viti.

Cricket

Producenti Cricket, emri i të cilit është Donat Prelvukaj, u bë baba 6 javë më parë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, për të cilën çifti ka zgjedhur emrin Kanina.

Arbër Gjikolli

I njohur me emrin Big Bang, producenti i njohur shqiptar u bë baba i një djali, të cilit i vunë emrin “Titan”.

Yllka Kuqi

Yllka dhe muzikanti Astrit Pallaska, u bënë prindër të një vajze në shkurt të këtij viti. Çifti i ka vendosur të bijës emrin Luiza. /News31.al