“SHUMË URIME…”/ Në ditëlindjen e Dj Geek, ja si zgjedh Dafina Zeqiri ta urojë – AlpeGossip
“SHUMË URIME…”/ Në ditëlindjen e Dj Geek, ja si zgjedh Dafina Zeqiri ta urojë

“SHUMË URIME…”/ Në ditëlindjen e Dj Geek, ja si zgjedh Dafina Zeqiri ta urojë

Dj Geek feston sot ditëlindjen dhe që në orët e para të mëngjesit ka qenë nën shoqërinë e personave të tij më të afërt.

Në këtë 28-vjetor nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Dafina Zeqirit, me të cilën ai pati një lidhje, por megjithatë, nuk dihet nëse janë rikthyer sërish bashkë.

Ata ishin padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.
Pak kohë më parë, kur sapo e kishin bërë publike, dyshja konfirmoi ndarjen, por si duket ata nuk i kanë dhënë fund lidhjes përfundimisht.

Kjo, sepse janë parë bashkë edhe pas ndarjes, prandaj mund të thuhet se Dafina ka qenë një ndër personat më të rëndësishëm në ditën e tij të veçantë.

Në videon që postoi në Instastory, këngëtarja e ka surprizuar Dj Geek duke i kënduar këngën e ditëlindjes, në mesnatë.
Postimit nuk i mungonin as zemrat e kuqe, të cilat na shtojnë edhe më shumë kureshtjen për të ditur se çfarë po ndodh aktualisht mes dyshes.foto galeri