SARA I THA SE DO BËHEN ME VAJZË/ Reagimi i ëmbël i Ledri Vulës: Më ka bërë të sillem… (FOTO) – AlpeGossip
SARA I THA SE DO BËHEN ME VAJZË/ Reagimi i ëmbël i Ledri Vulës: Më ka bërë të sillem… (FOTO)

SARA I THA SE DO BËHEN ME VAJZË/ Reagimi i ëmbël i Ledri Vulës: Më ka bërë të sillem… (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Ledri ishte këtë të dielë i ftuar te “E diela shqiptare”, ku në një intervistë për moderatorin Ardit Gjebrea, ndau emocionet e t’u bërit baba. Ai u shpreh se mezi po e pret ardhjen në jetë të së bijës.

I pyetur nga Arditi se si ka qenë reagimi i tij kur ka mësuar gjininë e foshnjës, Ledri tha se menjëherë ka menduar nëse do jetë aty për ta mbrojtur nëse atë do e ngacmojnë. Ç’është më e rëndësishme, reperi shtoi se fakti që do bëhet me vajzë ka bërë që ai të sillet akoma më mirë me Sarën.

“Më ka ardhur në mend, a do të ma ngacmojë njeri? A do jem aty për ta mbrojtur? Më ka bërë të mendoj për sjelljen time, për të kaluarën. Më ka bërë të sillem tani e tutje edhe më mirë me Sarën”, u shpreh ai. /Xing.al