AURELA GAÇE BËHET NOSTALGJIKE/ Me këto VIDEO ajo tregon mallin që ka për skenën: Si sot, një vit më parë… – AlpeGossip
AURELA GAÇE BËHET NOSTALGJIKE/ Me këto VIDEO ajo tregon mallin që ka për skenën: Si sot, një vit më parë…

AURELA GAÇE BËHET NOSTALGJIKE/ Me këto VIDEO ajo tregon mallin që ka për skenën: Si sot, një vit më parë…

Që prej pandemisë ‘Covid-19’ artistët e ndryshëm të ‘showbiz-it’ shqiptar nuk kanë mundur të performojnë për publikun e gjerë që ika ndjekur.

Se fundmi me disa kujtimeve të një viti më parë, këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka treguar se sa shumë i mungon skena dhe të këndojë përballë publikut që e ka duartrokitur prej vitesh.

“Si sot, nje vit me parë , fluturoja, kendoja, jepja veten ne skene me gjithcka jam . Ishte koncerti recital “26 vite me ju” ne @amfiteatri_tirane Teksa po shikoja keto video te xhiruara me telefon( jo profesionale ) ,më pyet vajza e madhe
-Te ka marrë malli të këndosh?
-Po -i thashë, -shumë !”, ka shkruar Aurela krah postimit të fundit në rrjetet sociale. Pavarësisht se këngëtarja nuk ka mundur të mbajë koncerte si më parë, kjo nuk e ka penguar të sjellë projekte të reja muzikore. Gjatë muajit gusht ajo solli këngën ‘Lento Lento’, e cila u prit mjaft mirë nga ndjekësit dhe u kthye menjëherë në një hit./