NËNË PËR HERË TË DYTË? Bieta Sulo flet për herë të parë rreth shtatzënisë dhe jep lajmin e ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË DYTË? Bieta Sulo flet për herë të parë rreth shtatzënisë dhe jep lajmin e ëmbël (FOTO)

NËNË PËR HERË TË DYTË? Bieta Sulo flet për herë të parë rreth shtatzënisë dhe jep lajmin e ëmbël (FOTO)

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulluan lajme se moderatorja e njohur, Bieta Sulo është në pritje të ëmbël. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo i bëri të gjithë të dyshonin për një shtatzëni të dytë.

Moderatorja publikoi në Instagram një foto ku shihej me një tullumbace rozë në dorën e saj, që u mor si shenjë për të zbuluar gjininë e foshnjës: një vajzë! Ndjekësit vërshuan menjëherë nga komentet duke e uruar për shtatzëninë.

Mëngjesin e sotëm, Bieta ka reaguar rreth lajmit në fjalë. Ajo ka publikuar sërish një foto, por këtë herë pa tullumbace. Moderatorja ka zbuluar se nuk është shtatzënë, megjithatë ka dhënë një lajm të ëmbël: së shpejti do të bëhet teze për herë të parë.

“Miremengjes… me nje foto pa tullumbace, se ky na i ngaterroi te gjitha. E vetmja lidhje qe mund t’i gjej hamendesimeve, eshte se pres me dite te behem per here te pare teze e nje vajze, por e verteta e fotos eshte me e thjeshte: ai tullumbac me gjendej ne shtepi dhe plus qe me shkonte me fustanin…po gjithsesi endrra te bukura pata me idene e nje femije te dyte, qe do te doja ta kem vajze edhe pse parashikoj qe do ta kem djale”, ka shkruar Bieta.