Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër moderatoret më të komentuara të publikut shqiptar, edhe për faktin se ka luajtur paksa me misterin sa i përket jetës private.
Fjoralba, e cila njihet si vajza misterioze që i pëlqente t’i jepte publikut nga vetja vetëm aq sa të lejon korniza e ekranit, më në fund vendos “të zbulohet” para syve të publikut.

Ponari e publikoi foton e parë në “Instastory” në 2018-ën, ku ata shfaqeshin të përqafuar dhe moderatorja e shihte atë duke buzëqeshur. Fjoralba ia kishte mbuluar fytyrën, duke i lënë zbuluar vetëm pjesën e flokëve dhe mjekrën partnerit të saj misterioz.

Para pak kohësh, ajo u pyet në “Instagram” se cili ishte mashkulli i gjatë dhe simpatik që e shoqëronte dhe përgjigjja e Fjoralbës ishte: “I dashuri”.


Ai është identifikuar si Françesko Baholli, një djalë simpatik, me pasion të madh për sportin e xhudos, por me profesion inxhinier software. E pas zbulimit të identitetit të sportistit, lajmi u konfirmua nga vetë moderatorja në një postim në “InstaStory”.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur: “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit!”.
E gjatë ditës së djeshme, pas zbulimit të identitetit të sportistit, lajmi u konfirmua më në fund edhe nga vetë moderatorja në një postim në “InstaStory”.
Fjoralba Ponari postoi një prej lajmeve që qarkulluan rreth Françesko Bahollit dhe shkroi: “Hajde gëzuar!”, duke e zyrtarizuar kështu lidhjen e duke mos lënë më vend për hamendësime.

Më 31 dhjetor 2018, moderatorja zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ia fshehu me një zemër duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e tij.
Më pas, ajo deklaroi në një intervistë se prej kohësh ndodhet në një marrëdhënie, por nuk ka dashur që partneri i saj të jetë pjesë e mediave, teksa ka shtuar se publikimi i fotos ishte një moment dobësie sepse e kishte larg.

Mirëpo, ndjesia e posedimit e ka shtyrë që më në fund t’ia tregojë botës që ai djali simpatik me të cilin e shohin në rrugë është i dashuri i saj për lidhje serioze.

E ftuar në ”Wake Up” para dy vitesh, rrëfeu për herë të parë për publikun edhe detaje nga jeta e saj private. Ajo tha se prej kohësh është në një marrëdhënie, që preferon ta mbajë larg medias, edhe pse herë pas here poston foto në rrjetet sociale me partnerin e saj.

“Mendon se futbollistët ia vlejnë”, vazhdoi ai.

Ndërsa pyetjes se kur do të martohet, ajo iu përgjigj: “Kismet Zotit”. Ndërsa ngacmimit të tij të fundit se a ekziston dikush që i jep dashuri zemrës së saj këto kohë, Fjoralba tha: “Nuk kam dëshirë që aspekti personal të transmetohet nëpër intervista”.



























