Emisioni më i ri i Top Channel, “Përputhen” po bën namin në kanalin e “Youtube” ku ka arritur afër 20 milionë klikime në pak javë. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe opinionistit Arian Konomi, “Përputhen” sjell në fokus njohjen mes vajzave dhe djemve, ashtu siç ndodh në jetën reale.
“Ne nuk po sjellim ëndrrën në “Përputhen”, nuk po sjellim përrallë si ato të filmave vizatimorë, ne sjellim dashurinë që shohim në jetën e përditshme. Prandaj edhe personazhet tanë janë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri”, është shprehur Bora Zemani.
Moderatorja ka thënë gjithashtu se ka intriga, debate, xhelozi ashtu siç ndodh në të vërtetë në jetën reale, aty ku jo gjithçka është fushë me lule.
Reality show që sezonin e parë theu tabutë, tashmë është kthyer në fenomen televiziv, duke numëruar miliona klikime në “Youtube”. Ashtu siç kishin premtuar që në fillim, “Përputhen” ka sjellë show, argëtim, sfida, emocione dhe shumë debate.
Emisioni që komentohet shumë nga publiku, i shoqëron ata çdo ditë nga e hëna në të premte në 18:15 për plot 60 minuta.
Ndërkohë që fytyrat e konkurrentëve tashmë janë zbuluar ne do ju tregojmë pak më tepër rreth tyre me fotogalerinë e mëposhtme:
Emri: Tea Trifoni Mosha: 21 vjeç Vendlindja: Lushnje Vendbanimi: Tiranë Pozicioni aktual i punës: Account Menager, Baboon
Emri: Fjorela Peto Mosha: 21 vjeç Vendlindja: Fier Vendbanimi: Tiranë Pozicioni aktual i punës: Recepsioniste
Emri: Ana Lleshi Mosha: 25 vjeç Vendlindja: Sarandë Vendbanimi: Tiranë Pozicioni aktual i punës: E vetëpunësuar
Emri: Ana Lleshi Mosha: 25 vjeç Vendlindja: Sarandë Vendbanimi: Tiranë Pozicioni aktual i punës: E vetëpunësuar
Emri: Mevlan Shaba Mosha: 33 vjeç Vendlindja: Kavajë Vendbanimi: Gjermani Pozicioni aktual i punës: Asistent menager
Emër : Armand Shehi Mosha : 24 vjeç Vendlindja: Tiranë Vendbanim: Tiranë Pozicioni aktual i punës: Menaxher i përgjithshëm (Vicino)
Emri: Emin Kelmendi Mosha: 31 vjeç Vendlindja: Prishtinë Vendbanimi: Ferizaj Pozicioni aktual i punës: Menaxher restoranti
Emri: Fation Kuqari Mosha :26 vjeç Vendlindja: Fier Vendbanimi: Tirane