Këngëtarja e njorhu, Miriam Cani, është shkëputur disa kohë nga projektet televizive për t’ju përkushtuar familjes së saj. Pasi solli në jetë Ameli, Miriam u rikthye në muzikë por shtatzënia e dytë e bëri të shkëputej sërish. Në janar të këtij viti, ajo u bë nënë për herë të dytë e një djali të quajtur Duam dhe tashmë që vogëlushi është rritur Miriam ka paralajmëruar projekte të reja, por pa zbuluar shumë detaje
. “Gjëra të bukura në horizon”, shkruan Miriami krahas fotos së saj. Duke qenë një artiste mjaft e dashur për publikun, me siguri kurioziteti është i madh nga fansat për të parë çfarë po ‘kurdis’ ajo. Kujtojmë se kënga e fundit e Miriamit ka qenë rreth 1 vit më parë dhe të gjithë mezi presin të dëgjojnë gjëra të reja nga ajo, por akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt muzikor apo diçka tjetër.