“SOT ËSHTË DITA JOTE E LINDJES…”/ Barbana Dini i prek të gjithë me fjalët për Ergi Dinin: Sa dhimbje… (FOTO) – AlpeGossip
“SOT ËSHTË DITA JOTE E LINDJES…”/ Barbana Dini i prek të gjithë me fjalët për Ergi Dinin: Sa dhimbje… (FOTO)

“SOT ËSHTË DITA JOTE E LINDJES…”/ Barbana Dini i prek të gjithë me fjalët për Ergi Dinin: Sa dhimbje… (FOTO)

Këngëtari i talentuar, Ergi Dini, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë do të mbushte sot 26 vjeç. Motra e tij, Barbana Dini, ka shkruar disa fjalë prekëse në këtë ditë të trishtë për të.  

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana. Ajo e ka treguar gjithmonë lidhjen e ngushtë që ka patur me vëllain e saj dhe se sa shumë e vuajtur humbjen e tij. Ergi u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik me motorr. Ai ka qenë një nga këngëtarët e rinj më premtues të viteve të fundit.