NUK KISHTE SI TË NDODHTE NDRYSHE/ Lori Hoxha organizon festën speciale për 27-vjetorin e lindjes (FOTOT) – AlpeGossip
NUK KISHTE SI TË NDODHTE NDRYSHE/ Lori Hoxha organizon festën speciale për 27-vjetorin e lindjes (FOTOT)

NUK KISHTE SI TË NDODHTE NDRYSHE/ Lori Hoxha organizon festën speciale për 27-vjetorin e lindjes (FOTOT)

Ditën e sotme, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Në llogarinë e Lorit kanë mbërritur një sërë urimesh nga miqtë më të mirë të saj të cilët i kanë dedikuar fjalët më të ngrohta.

Së fundmi ka qenë Armina Mevlani ajo e cila ka zbuluar me momentet e ndryshme në ‘Instastory’ mbrëmjen festive të Lorit, e cila ka bërë bashkë njerëzit e saj më të dashur.

Vetë Lori ka zgjedhur një ‘look’ në ngjyra toke, megjithatë vëmendjen maksimale e ka marrë veshja plot gurë ndriçues. Menuja e pijeve është personalizuar duke i lënë çdokujt mundësinë të zgjedhë shijet që Lori ka menduar për ta, ndërsa ambienti duket i zbukuruar nga të gjitha anët.

Me siguri Hoxha do të kalojë një mbrëmje plot emocione dhe do të argëtohet pa masë teksa do të festojë pranë miqve dhe njerëzve të saj më të dashur./revistawho.com