Pak ditë më parë, biznesmeni Fisnik Syla i propozoi për martesë këngëtares Fjolla Morina. Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja zbuloi unazën e bukur me diamant.
Dasma e dyshes nuk do të vonojë, pasi që tani kanë filluar me përgatitjet. Këtë e ka treguar vetë Fjolla me anë të një fotoje në Instastory, ku tregon se po merret me idetë e dasmës.
Këngëtarja e bëri publike lidhjen me biznesmenin vetëm para pak ditësh, duke u shprehur se dashuria e tyre ka mbizotëruar mbi gjithçka.