KUNATA APO SHOQE TË NGUSHTA? Marrëdhënia e Borës dhe Jonidës është për t’u pasur zili (FOTOT) – AlpeGossip
KUNATA APO SHOQE TË NGUSHTA? Marrëdhënia e Borës dhe Jonidës është për t’u pasur zili (FOTOT)

KUNATA APO SHOQE TË NGUSHTA? Marrëdhënia e Borës dhe Jonidës është për t’u pasur zili (FOTOT)

Bora-Donaldi dhe Romeo-Jonida kanë qenë dy çiftet më të komentuara të këtyre muajve. Përtej faktit që kemi dy bukuroshe në krahët e dy vëllezërve po aq simpatikë, duket se edhe historitë e tyre janë zhvilluar pak a shumë paralelisht dhe të dyja palët i bënë publike lidhjet pothuajse njëkohësisht.

Shpeshherë të katërt nisen në udhëtime të përbashkëta apo edhe shëtitje siç ndodhi kohë më parë, kur edhe u fotografuan në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, Bora dhe Jonida kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull. Vitin që lamë pas bëri xhiron e mediave fakti se dy kunatat kanë nisur të shkëmbejnë rrobat me njëra-tjetrën dhe kjo u zbulua tek sandalet që mbante të veshura Bora Zemani në emisionin e saj.

Bëhet fjalë për një palë sandale jeshile, të cilat Jonida i kishte veshur më herët kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Marrëdhënia e tyre vijon të jetë po aq e mirë sa në fillim dhe ndryshe nga ç’dëgjojmë në legjendat urbane, na kanë vërtetuar se kunatat mund të krijojnë raporte shumë të mira.

Së fundmi, Jonida ka zgjedhur të vishet me rrobat e dyqanit të Borës dhe këtë e ka treguar publikisht me një video në Instagram. Kjo video është rishpërndarë më pas edhe nga moderatorja që ka shkruar “Si lule e bukur”.

Kjo nuk është hera e parë që dy kunatat shprehin publikisht mbështetjen ndaj njëra-tjetrës.

A nuk janë për tu patur zili?

Madje gjatë verës, ato treguan se edhe Arbori me Danin kanë krijuar një marrëdhënie të fortë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Jonida ajo që kanjë video të ëmbël të dy të vegjëlve që shiheshin të përqafuar me njëri-tjetrin, duke shkruar “Dashuritë”.